Spasovski: Ka indikacione për grupin lidhur me grabitjen e djeshme të bankës, nuk është vetëm me shtetësi të Maqedonisë

Kemi indikacione të caktuara për grupin lidhur me grabitjen e djeshme të bankës, i cili, nuk është vetëm me shtetas të Maqedonisë, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Kavadar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për grabitjen e djeshme të armatosur të bankës.

Marketing

Duke theksuar se ky është rasti i tretë nga viti i kaluar, ai theksoi se kur bëhet fjalë grabitje të armatosur, mënyra përafërsisht është e njëjtë. Spasovski nuk zbuloi më shumë hollësi për shkak, nënvizoi, të hetimit.

Përkujtoi se krahas grabitjeve të armatosura, kemi edhe të tillë nga të punësuarit apo persona të cilët kanë qasje.

“I realizojmë deri në fund, ato ishin grabitja në bankën “Tutunska” dhe “Shparkase” dhe më tej”, deklaroi Spasovski dhe theksoi se punohet në mënyrë të përkushtuar që të ndriçohen të gjitha këto raste.