Spasovski: Pa regjistrim të popullsisë, nuk mund ta planifikojmë të ardhmen

Regjistrimi duhet të realizohet, sepse në rast se nuk e realizojmë procesin e regjistrimin nuk mund të planifikojmë zhvillimi për të ardhmen, u shpreh ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Marketing

“Ky proces i cili i cili ka filluar në pjesën organizative të regjistrimit duhet të realizohet. Propozimet janë të mirëseardhura. Por shtrohet pyetja se sa janë reale. A është reale që të realizohet regjistrimi me shenjat e gishtit, ashtu siç propozon VMRO-DPMNE-ja, a është reale që të sigurohen mjete për aparatet e nevojshme për këtë çështje dhe ajo çka është më e rëndësishme pse opozita në debatin që po zhvillohet ndër vite, pikërisht në këtë moment vendos që të parashtroj një kusht të këtillë për mbështetjen eventuale. Për këtë arsye duhet të them, regjistrimi në shtet do të realizohet”, tha Spasovski.