Spasovski: Presim në periudhën në vijim të nënshkruhet marrëveshja me FRONTEKS-in

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi sot se, si pjesë e delegacionit qeveritar në Bruksel ka marrë pjesë në ngjarjen historike për shtetin tonë – Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në me çka hapet procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj në familjen e madhe evropiane, Bashkimin Evropian, si qëllim i ynë shumëvjeçar strategjik.

Marketing

“Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot në mëngjes theksoi se shteti ynë së shpejti do të negociojë me BE-në për FRONTEKS-in, marrëveshje për bashkëpunim të policive kufitare, që do ta përforcojë bashkëpunimin për emigracionin. Ne, si Ministri e Punëve të Brendshme jemi të gatshëm dhe presim në periudhën në vijim të nënshkruhet Marrëveshja me FRONTEKS-in, të cilën së bashku me eurokomisarin për emigracion, Dimitris Avramopulos, pas negociatave disamujore e parafuam në vitin 2018 si rezultat i përkushtimit të institucionit për përballje me emigracioin ilegal. pasi që marrëveshja të hyjë në fuqi, ekipet e FRONTEKS-it me autorizime ekzekutive do të mund të kryejnë kontrolle kufitare në vendkalimet kufitare së bashku me forcat nacionale”, tha Spasovski.

Si Qeveri, shkroi ai, bëmë gjithçka në vitet e kaluara për lëvizje në agjendën evropiane të vendit dhe e kthyem vendin në rrugën drejt BE-së.