Stevo Pendarovski kandidat për president

Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president. Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatët tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial. Zaev tani ndodhet në takim me të gjithë partneret e koalicionit ku edhe shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet emri i Pendarovskit, derisa pajtohen partnerët.

Marketing

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, dje pas shpalljes së kandidaturës së pavarur nga profesori Blerim Reka njoftuan se do ta mbështesin atë. Në garë është edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.