Lideri i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq ka thënë se partia e tij do ta bojkotojë referendumin.
“Vendimi jonë është të mos marrim pjesë në pyetje që i dedikohet vetëm popullit maqedonas. Ne nuk kemi qëllim të jemi nun në këtë proces politik. Përfaqësuesit e Bashkësisë serbe në Maqedoni me shumicë prej 73 për qind do ta bojkotojnë referendumin”, ka thënë Stoilkoviq.