Stoltenberg: Anëtarësimi, pas finalizimit të marrëveshjes

Kryeministri Zaev njoftoi se ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është vendosur në rend dite në Samitin e Aleancës që do të mbahet më 11 dhe 12 në korrik në Bruksel. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i cili tha se me arritjen e Marrëveshjes për emrin është kapërcyer pengesa për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë.

Marketing

Megjithatë Stoltenberg ishte i prerë se vendi do të mund të anëtarësohet në NATO vetëm pas finalizimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për emrin e ri.

Shpresoj se do të ketë përparim me ish Republikën jugosllave të Maqedonisë sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për problemin rreth çështjes së emrit. Në rast se ajo marrëveshje do të finalizohet dhe plotësisht do të zbatohet, atëherë emir i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe atëherë mund të nisemi drejt anëtarësimit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë në NATO. , Sinqerisht besoj se atë do të mund ta bëjmë – deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

A e ekziston një afat kohor për një gjë të tillë?

Unë shpresoj se do të mund ti nisim bisedimet për anëtarësim, respektivisht të miratojmë vendim për fillimin e tyre në Samitin e NATO-s në korrik, nëse proceset zhvillohet sipas planit për ratifikimin e marrëveshjes dhe referendumin që do të mbahet këtë vit – u përgjigj Jens Stoltenberg.

Marketing