Strashevski, procesi gjyqësorë për rastin TNT të nisë nga fillimi

Avokati Jovica Strashevski i kërkon Këshillit Gjyqësor, që ta shkarkojë poroten të cilës i mbaroi mandati, dhe rasti TNT të fillojë nga fillimi.

Marketing

Ai në cilësinë e avokatit të njërit nga të akuzuarit në rastin TNT ish kryetarit të komunës së Gazibabës Toni Trajkovski, vlerëson se çdo vendim tjetër do të thoshte shkelje të Kodit Penal.

“Deri te këshilli gjyqësorë kamë parashtruar kërkesë për vazhdimin urgjent të mbledhjes që u mbajt më 25 dhjetor 2019, ose për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme urgjente të këshillit qyqësor por jo më vonë se 10 janar 2020 me qëllim që të pengohet arbitrariteti I kryetarit të gjykatës themelore Ivan Xholev I cili bën presion të dukshëm nga ana e tij ndaj këshillit gjyqësor në disa lëndë në gjykatën penale me veprim të kundërligjshëm duke caktuar gjakatës porot të cilëve u ka përfunduar mandati sipas ligjit dhe me tejkalim të afatit kohor”, u shpreh avokati Jovica Strashevski.

Sipas avokatit Strashevski Këshilli Gjyqësor vetëm duhet ta konstatoj se gjykatëses porote Lile Ivanovska Koçovska sipas ligjit i ka përfunduar mandati.

Procesi gjyësor për rastin TNT që ka të bëjë me prishjen e objektit Kosmos të afaristit Fiat Canovskit, është në fazën përfundimtare, ndërsa të akuzuar janë ish kryetari i komunës së Gazibabes Toni Trajkovski dhe 4 punonjës të kësaj komune, ish minsitri i transportit Mile Janakievski, si dhe ish kryemisnitri Nikolla Gruevski.