Struga mposht Shkëndijën, fiton edhe Shkupi

Struga mposht Shkëndijën, fiton edhe Shkupi
Struga Trim Lum ka rigjetur rrugën e fitores në elitën e futbollit vendor, pasi sot mundi 1:0 Shkëndijën, në derbin e xhiros së 15-të. Goli i cili vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 40-të kur Cake gabon, teksa këtë gjë më së miri e shfrytëzoi Maleski i cili dërgoi topin në rrjetë për fitore 1:0 të vendasve.

Marketing

Deri në fund Shkëndija u mundua të vijë deri tek goli i barazimit, mirëpo vendasit administruan mirë takimin, duke arkëtuar 3 pikë nga kjo përballje e vështirë.

Në ndeshjet tjera Shkupi triumfoi ndaj Skopjes me rezultatin 3:1, Akademia Pandevi mposhti 3:0 Sileksin, ndërsa Tikveshi fitoi Rabotniçkin me shifrat 3:0. Xhiroja e 15-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me takimin Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica i cili luhet nga ora 13:00. /SHENJA/