Studimi/ Nënat shtatzëna transmetojnë antitrupa Kovid tek foshnjat

Antitrupat e koronavirusit mund të transmetohen nga nënat gjatë shtatzënisë tek foshnjat kur ato lindin. Është ky përfundimi në të cilin ka dalë një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikuar në revistën e e Shoqatës Pediatrike Amerikane.

Marketing

Sipas studiuesve kjo gjetje çon në përfundimin se vaksinimi i nënave gjatë shtatzënisë do të krijonte kundërtrupa që mbrojnë edhe foshnjën.

Dr. Dustin Flannery nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia dhe kolegët e tij studiuan më shumë se 1400 nëna dhe fëmijë të sapolindur. Ata zbuluan se antitrupat mbrojtëse IgG u transferuan përmes placentës në 72 nga 83 gratë shtatzëna të infektuara në ato momente ose të infektuara më parë.

Studiuesit thanë se asnjë nga foshnjat e nënave të infektuara nuk zhvilloi infeksion me koronavirus dhe 60% e grave që kishin antitrupa ndaj koronavirusit nuk kishin simptoma.

Megjithatë mjeku virolog Flor Munoz, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë studim.

Ai vuri në dukje se antitrupat kundër viruseve të tjerë, si gripi apo tetanosi, dobësohen shpejt, kur kalojnë nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë, kështu që do të ishte e rëndësishme të studiohet kjo edhe në rastin e Covid.

“Në çfarë mase antitrupat e transferuar përmes qumështit të gjirit mund të mbrojnë të porsalindurit në gji?”, pyet më tej ai.