Stuhi e fuqishme godet Strumicën, era rrëzon pemë nëpër qytet (VIDEO)
Një stuhi e fuqishme e ka përfshirë Strumicën pasditen e sotme, e shoqëruar me goditje të forta të erës.
Sipas informacioneve të para, era ka rrëzuar disa pemë në pjesë të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar pengesa dhe rrezik për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Deri në publikimin e lajmit nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar dhe as për përmasat e dëmeve materiale. Autoritetet pritet të dalin me të dhëna më të hollësishme për pasojat e motit të lig.
