Sugareski dhe Kitanov vizituan punët ndërtimore në aksin rrugor Strumicë-vendkalimi kufitarë Novo Sellë

Ndërtimi i rrugëve nuk bëhet vetëm për stimulimin e rritjes ekonomike, por kjo nënkupton edhe lidhje rajonale jo vetëm mes qyteteve tona, por edhe me vendet fqinje. Në rrugën Strumicë-vendkalimi kufitar Novo Sellë po punohet intensivisht për t’u lidhur me Republikën e Bullgarisë.

Marketing

Këtë e potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë vizitës së punëve në këtë aks rrugor, i cili rehabilitohet në gjatësi prej 12,3 kilometrash, ndërsa vlera e investimit arrin 1,8 milionë euro të siguruara nga Banka Botërore.

Sugarevski shtoi se përveç në këtë aks rrugor, në të cilin deri tani ka përfunduar asfaltimi i 8,2 kilometrave, punohet edhe në shumë tjera , siç është aksi Berovë-vendkalimi kufitar Klepalo, pastaj nga Dellçeva deri në kufirin me Bullgarinë, lidhja me fillimin e ndërtimit të austostradës Shkup-Bllacë dhe në pjesën e lidhjes së Manastirit me vendkalimin kufitar Mexhitlia.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Zoran Kitanov, aksi rrugor Strumicë-vendkalimi kufitar Novo Sellë është një prej 12 akseve rrugore që ndërtohen me mjete të Bankës Botërore me të cilin përfshihen rrugët që janë më të dëmtuara në vend.

Gjatë vizitës ministri Sugareski dhe drejtori Kitanov u shoqëruan nga deputetja Katerina Kuzamnovska dhe kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janevski dhe ai i Bosillovës, Zoran Zimbakov.