ershor – Ka filluar ndërtimi i fazës së parë të rrugës ekspres Shtip-Radovish, me gjatësi prej 23.5 kilometrave, që fillon nga fshati Sofillari e deri te miniera Buçim në Radovish. Rruga do të jetë me gjerësi prej 11.5 metrave dhe do të ketë 11 ura, njëra prej të cilave do të ketë gjatësi prej 320 metrave. Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë do të jetë 110 kilometra në orë.
Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, tha se rreth 320 milion euro do të investohen në ndërtimin e rrugëve ekspres nëpër lindje dhe juglindje të vendit dhe në ndërtimin e autostradës Shtip – Milladinovci.
“Këmbëngulim aq sa mundemi që të bëjmë më shumë autostrada dhe rrugë ekspresë. Shpeshherë jemi të kritikuar nga opozita, ku janë ata. Po, në mënyrë intensive do ndërtohet, ja dëshirojmë që edhe nga ky vend të përgjigjemi për shkak se ajo që është e dukshme, është e dukshme. Nëse tani shkojmë nëpër gjithë Maqedoninë, shihet se edhe në pesën e investimeve kapitale, në pjesën e hekurudhave, ujësjellësit dhe kanalizimit, po ndërtohet në mënyrë intensive. Kjo është diçka e dukshme dhe nuk mund të fshihet”, tha Goran Sugareski, Ministër për Transport dhe Lidhje.
Ndërsa drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica Shtetërore”, Zoran Kitanov, tha se faza e parë e rrugës ekspres Shtip-Radovish, në gjatësi prej 23.5 kilometrave, është komplet trase e re në të cilën do të investohen rreth 27 milion euro.