Sulm me bombë në Afganistan, tre të vdekur

Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë që ndodhi në vendin Ube, në krahinën perëndimore afgane Herat.

Marketing

Zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit në Herat, Ceylani Farhad, për AA tha se në Ube shpërtheu një bombë e cila ishte vendosur në motoçikletë.

Ai tha se shpërthimi ndodhi në momentin kur afër motoçikletës kaloi një automjet zyrtar në të cilin ishte edhe zyrtari lokal Rahimuddin Serverszey.

Farhad konfirmoi se gjatë shpërthimit kanë humbur jetën tre persona, ndërsa u plagosën 21 të tjerë, mes të cilëve tre më rëndë.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton Anadolu Agency (AA).