Sulm në metronë e New York-ut, 13 të plagosur (VIDEO)

Disa persona janë qëlluar me armë në një stacion metroje në Brooklyn të martën. Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkuttha se gjithashtu u gjetën në vendngjarje “disa pajisje të pashpërthyera”.

Marketing

Sipas CNN 13 persona janë transportuar në spitalet e zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park të Brooklyn rreth orës 8:30 të mëngjesit. Në 2momentin që ndodhi sulmi shumë njerëz ishin të pranishëm në stacion.

Sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, një hetim paraprak tregon se pesë persona janë qëlluar me armë zjarri dhe një pajisje është shpërthyer në stacion. Një burim i dytë tha gjithashtu se një person është në gjendje kritike.

Policia raporton se sipas një raporti paraprak autori dyshohet të jetë mashkull i veshur me maskë gazi dhe jelek ngjyrë portokalli. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit.