Sulmi në sistemin e FSSh-së, Grashoska: Të dhënat janë të sigurta

Sistemi në fondin për sigurim shëndetësor tanimë është në funksion dhe pagesat janë në proces. Mbetet e paqartë nëse dhe sa para kanë kërkuar hakerët dhe nëse dikush ka paguar që sistemi të restaurohet, sa kompani IT janë punësuar për të rivendosur sistemin dhe sa ka paguar shteti për to.

Marketing

“Sulmet kibernetike ndodhin dhe do të ndodhin. Lufta hibride nuk është e re, fjalë për fjalë të gjitha vendet e botës përballen me një sulm kibernetik.”, – u shpreh drejtoresha e FSSh-së, Magdalena Filipovska-Grashoska.

Filipovska-Grashkoska pohon se me rëndësi është fakti që të dhënat e qytetarëve, nuk janë vjedhur apo manipuluar.

“Sipas të gjitha analizave të IT ekspertëve nuk ka rrjedhje të të dhënave të qytetarëve. Qytetarët mund të jenë të qetë, të dhënat nuk janë vjedhur, këto janë spekulime, të dhënat janë të sigurta dhe të ruajtura në Fond. Për momentin hetimi po vazhdon për të gjitha detajet dhe kur të mbarojë e njëjta do të jepen më shumë informacione.”, – theksoi drejtoresha e FSSh-së, Magdalena Filipovska-Grashoska.

Ekspertëve të FSSh-së iu deshën tri ditë për të kuptuar se janë sulmuar nga hakerat, por thonë se kanë bërë zgjidhje të përkohshme dhe në asnjë moment nuk ka pasur ndalesë në shërbimet e qytetarëve. Theksojnë se po punohet për mbrojtjen më të madhe të të dhënave për të parandaluar një tjetër sulm të mundshëm, ndërsa pasi të mbarojnë hetimet, do të japin më tepër informacione lidhur me këtë rast.