Superjahti jahti fundoset në Dhermi

Një jaht është fundosur në Drimadhes, Dhërmi. Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.

Marketing

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë çarje që ka pasur dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raporton se jahti mbante emrin “BAE”, kishte një flamur panamez dhe ishte në pronësi të shtetasit Festim Prendi.

“Mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit në një nga tapat kryesore të tij,” – raporton Maçaj.