Superkampionët e Evropës! PSG fiton Superkupën për herë të dytë radhazi

Superkampionët e Evropës! PSG fiton Superkupën për herë të dytë radhazi

Paris Saint-Germain vazhdon dominimin në Evropë! Kampionët e Evropës mposhtën rutinisht Aston Villan 2-1 në finalen e Superkupës së UEFA-s dhe ngritën edhe një tjetër trofe të madh.

Khvicha Kvaratskhelia zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, ndërsa Brian Madjo barazoi për Aston Villan pak para pushimit. Në pjesën e dytë, Désiré Doué shënoi golin e fitores për PSG-në në minutën e 61-të.

Ky është Superkupa e dytë e Evropës në historinë e PSG-së dhe e dyta radhazi. Parizienët kishin triumfuar edhe në edicionin e vitit 2025 ndaj Tottenhamit, pas penalltive.

PSG kështu vazhdon të shkruajë historinë, duke shtuar një tjetër trofe në një periudhë të artë për klubin francez. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF