Superkupa e Anglisë/Leicester triumfon kundër Manchester City

Leicester City ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndeshjen kundër kampionëve të Manchester City, në finalen e Superkupës së Anglisë, ose siç njihet ndryshe “Community Shield”.

Marketing

Pjesa e parë e ndeshjes duket se foli në favor të Leicester City që nuk arriti t’i finalizojë rastet, ndërsa në pjesën e dytë ishtin djemtë e Guardiolës ata që kërkuan rrjetën.

Por goli do të vinte vetëm në minutën e 89 nga një penallti e shkaktuar nga Nathan Ake dhe realizuar nga Kelechi Iheanacho e cila i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Brendan Rodgers.