Sveçla për rastin e 11 vjeçares: Kemi kuptuar se bëhet fjalë për dy e më shumë raste ndaj saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar në një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
Me këtë rast, Sveçla tha se në bazë të hetimeve kanë kuptuar që bëhet fjalë për dy e më shumë raste të dhunimit të së miturës.

Marketing

“Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës ia kam bërë drejtpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirët të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe gjithë publiku të informohen drejt mbi atë se çfarë ka ndodhur dhe atë se çfarë institucionet kanë ndërmarrë, e çfarë institucionet e sigurisë po ndërmarrin dhe po ashtu që sa më shpejtë të jetë e mundur, urgjentisht të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti me të vërtetë jashtëzakonisht të rëndë”,tha Sveçla, transmeton lajmi.net.

Ai tutje shtoi se se në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria e Kosovës, qoftë Qendra për Punë Sociale, qoftë Policia e Kosovës por edhe Agjencia e Kosovës për forenzikë.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e të gjithë dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë. Unë pres që Policia e Kosovës nën direktivat e prokurorit aktual që të angazhohet maksimalisht që e gjithë e vërteta të zbulohet në mënyrë urgjente.”, ka thënë ai.

“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim por mund të them se është mbi një vit.Unë po iu them çfarë ne jemi duke hetuar, pra nga informatat që janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit.Prandaj unë kam thirr Kryeinspektorin e Inspektoratit të Kosovës që të identifikojë të gjitha dështimet dhe patjetër që ata merren me dështimet e Policisë së Kosovës.Jam i bindur se të gjitha dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësit do të penalizohen. Qoftë përmes procedurave të brendshme apo procedurave të tjera”.