Syla, Kurtit: Ki me ikë në Norvegji prej marres, je eksperiment i dështuar

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për masen e re të Qeverisë “të paktën një i punësuar në një familje”.
Syla me anë të një postimi në Facebook, ka konstatuar se kjo masë krijon në vetvete pabarazi, në atë se u ofron mundësi të njëjta sipas tij, si atyre që “janë të aftë” si për ata që nuk janë, shkruan lajmi.net.

Marketing

“Sipas kësaj politike, krejt punëtorët kanë me u dokë si Gjyshinca, Dimal Basha, Koka e Raketës, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush as për aftësi as për send, përpos që trokasin te dera me fletushka, që i ka bo ky deputet, se për meritë as në punë si kish marrë najkush najherë”, ka shkruar ai.

Syla më tutje e ka quajtur “të paaftë politik Kurtin, duke thënë se ai mendon se qytetarët i besojnë ende.

Sipas Sylës, Kurti “një ditë do të ikë në Norvegji” nga turpi.

Analisti e ka quajtur “eksperiment” të dështuar të parin e Qeverisë.

Postimi i plotë:

Kurti po thotë, çdo familje një të punësuar, që vlen si për debillin, si për të aftin. Kjo i bjen që 2 të aftë, kanë me ja lëshu vendin një budalle familiar që zakonisht është Vetëvendosje.

Sipas kësaj politike, krejt punëtorët kanë me u dokë si Gjyshinca, Dimal Basha, Koka e Raketës, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush as për aftësi as për send, përpos që trokasin te dera me fletushka, që i ka bo ky deputet, se për meritë as në punë si kish marrë najkush najherë.

Albin Kurti merita, meritokracia vlen. Jo probabiliteti. Se e gulfat shoqërinë o degenerik i papërvojë.

Ose në shqip ‘haku i hises’ është i rëndësishëm me punu, me pas hapsire me u punësu me aftësi e me meritë, e jo anëtari për familje… por ti sdi ma shumë se ske punu kurrë, ski faj. Ti s’ke punu kurgjo pernime… Kopalla, recitale, madje ke punu mbrapsht në politikë prej Procesit të Rambujesë e deri te kiflet e tomli e uji me grushta i Fitore Pacollit.

Ti je një i paaftë politik, që po mendon se po të besojnë hala. Por e sheh se nuk e ki gjatë. Jam tu të pa se ki me ikë një ditë në Norvegji prej marres. Hala se ke kuptu çfarë reakcioni shoqëror të pret prej shtatorit. Mbaje mend. Njerzit janë në zor në Kosovë me e marrë hakun e vet të hises në shoqëri, jo vitra për propabilitet familjar. Eksperiment i dështuar je, si krejt tjerë komunista ma herët. E ke ëndër me hy në histori, por ki me hy në histori, veç si debill i madh qesharak. Kohën e humbur skanë me ta falë kosovarët. Kaq.