Takim Grubi-Limaj, ftojnë diasporën e RMV-së t’i përgjigjet procesit të regjistrimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, me bashkëpunëtorë, më të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Maqedoni, me theks të veçantë për rëndësinë e procesit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ftesa e Limajt ishte që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sidomos diaspora shqiptare anekënd botës, kudo që jetojnë e veprojnë, t’i përgjigjën maksimalisht këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, sepse vetëm duke i’u përgjigjur pozitivisht ftesës për regjistrim ata kryejnë një detyrë të madhe kombëtare dhe qytetare.

Limaj tha se në këtë takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet politike në vend, procesin parazgjedhor dhe zgjedhor, si dhe nevojën e ndërtimit sa më parë të institucioneve shtetërore, në mënyrë që njerëzit që kanë marrë besimin të marrin përgjegjësitë dhe të fillojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet që kanë para qytetarëve të Kosovës.

Marketing