Takim i Xhaferit me ambasadorin e sapoemëruar polak Bojcieh Ticinjski

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi e pranoi ambasadorin e porsaemëruar të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Bojcieh Ticinjski.

Marketing

Kryetari Xhaferi, shprehu bindjen se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm njëlloj si edhe me paraardhësin e tij, në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve parlamentare dhe të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u falënderua për mbështetjen e Republikës së Polonisë për integrimin euroatlantik, duke pritur edhe mbështetje praktike gjatë procesit të negocimit të vendit tonë me BE-në,duke e pasur parasysh përvojën e Republikës së Polonisë, dhe gjithë kjo me një qëllim që procesi i negocimit të sjellë përfitime pozitive për Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori Ticinjski e konfirmoi mbështetjen e Republikës së Polonisë dhe tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë dinamizmi i kontakteve ndërmjet afaristëve të të dy vendeve dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike, duke e marrë parasysh se këmbimi tregtar gjatë vitit 2017 ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Maqedonisë është rritur për 70%.

Marketing