Takim në Kuvend i përfaqësuesve të institucioneve shtetërore lidhur me garazhin në kate

Sot, në Kuvend për herë të parë u mbajt takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të cilët kanë diskutuar për çështjen e kamotshme të garazhit me kate para Kuvendit.
Edhe pse Kuvendi nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në procesin e ndërtimit, ka marrë iniciativën në udhëheqjen e diskutimeve për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Në takimin e sotëm morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi, Qeveria, Komuna Qendër, Avokati i Shtetit, Byroja për Siguri Publike (BSP), ANGO SHPKPV dhe Ministria e Transportit.
Të gjitha palët arritën marrëveshje për formimin e grupit punues, me qëllim gjetjen e zgjidhjes të përhershme dhe strategjike.
Ky takimi kishte për qëllim të siguroj komunikim dhe të siguroheni të gjitha informatat dhe gjendjet, me synim të gjetjes të zgjidhjes së përhershme e cila do të jetë e dobishme si për publikun ashtu edhe për Kuvendin.
Kjo çështje ka rëndësi të madhe për Kuvendin dhe ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë zgjidhje efikase.

Marketing