Takim Osmani-Berbok: Gjermania është mbështetësi ynë më i zëshëm në rrugën tonë europiane

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot ka zhvilluar takim dypalësh me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok.

Marketing

Ministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e zëshme për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të shprehur përmes një sërë hapash si e a.q. “propozimi “gjerman”, baza kryesore politike përmes së cilës u krijua pakoja e sotme europiane për integrimet tona europiane dhe Rezoluta e miratuar në Bundestagun gjerman, me të cilën riafirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Një hap i tillë është një akt tjetër i mbështetjes së Gjermanisë mike për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe garanci shtesë për çështjet identitare të Maqedonisë së Veriut, të cilat tashmë janë të njohura nga Bashkimi Europian”, shtoi Ministri Osmani.

Berbok dërgoi mesazhe mbështetjeje për procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe mirënjohje për progresin e arritur në përmbushjen e kornizës negociuese. Ajo vlerësoi se me hapjen e kapitujve, pozicioni ynë ndaj BE-së po forcohet, duke siguruar njëkohësisht se mbështetja gjermane për rrugën tonë europiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve mike, të cilat këtë vit shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe siguruan se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për avancimin e partneritetit mes tyre.

U përshëndet reciprokisht bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, dinamika e të cilit në vazhdimësi tregon trend rritës të rritjes. Gjermania është partneri kryesor ekonomik në zhvillimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për një kohë të gjatë është partneri më i madh tregtar dhe ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në vend – përfunduan ministrat.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe diskutuan për bashkëpunimin dhe sfidat në kuadër të kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.