Takimi i 4 shtatorit, delegacioni kosovar mbërrin në SHBA (FOTO)

Delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në 4 shtator do të mbahet takimi me përfaqësuesit e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing

Në fotot e publikuara nga mediat kosovare, shihet Kryeministri Hoti i cili në këtë takim do të jetë i shoqëruar nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Në takim mungojnë përfaqësuesit e opozitës dhe konkretisht  Vetëvendosja dhe PDK, të cilët refuzuan ftesën e Kryeministrit për të qenë pjesë në delegacion.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni, pasi takimi i planifikuar më 27 qershor, u anulua pak ditë para zhvillimit, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë paraqiti aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.