Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, zhvilluan një takim, në të cilin u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Në këtë takim, fokusi i bisedimeve ishte në ndotjen e ajrit. Ministri Nuredini posaçërisht theksoi rrezikun e djegies së stërnishtave që jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por është gjithashtu një rrezik i madh për shkaktimin e zjarreve më të mëdha që negativisht ndikojnë te njerëzit, në tërë florën dhe faunën, por edhe në mjedisin jetësor me tërë kompleksitetin e tij.
Gjithashtu u diskutua për statusin e projekteve në vazhdim dhe mundësia e përmirësimit të tyre.