Takohen kryetari i Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, në fokus plani i menaxhimit për rajonin e Ohrit

Plani i menaxhimit për rajonin e Ohrit, ndërtesat e paligjshme dhe problemet mjedisore ishte një nga temat e diskutuara nga tre kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Pogradecit në kuadër të kremtimit të Ditës së Liqenit të Ohrit. Në takimin, i cili u mbajt këtë vit në Pogradec, u diskutua për bashkëpunimin aktual, si dhe për paketën e përbashkët turistike “Dy vende, tre qytete, një destinacion turistik”. Sipas kryetarit të Ohrit, është e nevojshme të bashkohen të tre komunat përgjatë bregdetit për zbatimin e qëndrueshëm të Planit për Ruajtjen e Statusit të UNESCO-s. Sipas tij duhet të ketë një plan të tillë edhe nga ana e Shqipërisë.

Marketing

“Plani i menaxhimit që kemi në Republikën e Maqedonisë Veriore, i cili u miratua në shkurt 2020, përcakton mënyrën e zbatimit të planeve urbane, lartësitë dhe përdorimin e hapësirës, dhe diçka e tillë do të duhet të përgatitet nga pala shqiptare.”, tha Konstantin Georgieski, kryetar i Komunës së Ohrit.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, tha se komuna ishte e përkushtuar në ruajtjen e statusit të UNESCO-s, por u ankua se Struga ishte prapa në drejtim përsa i përket mbështetjes së shtetit për investimet në turizëm.

“Sigurisht që së pari duhet të ndërhyjë shteti, pushteti qëndror dhe të bashkëpunojë me pushtetin lokal dhe me UNESCO dhe me strukturat tjera dhe kjo është gjë që zgjidhet. Them lirisht që kemi mungesë të hoteleve, kapaciteteve hotelierike dhe kërkojmë që me çdo kusht kjo të na lejohet.”, Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës

Kryetari i Komunës së Pogradecit theksoi se komunat duhet të punojnë shumë në fushën e turizmit, veçanërisht në kthimin e linjës jore Pogradec-Ohër-Strugë.

“Ne duhet të përqendrohemi se është në interes të tre bashkive që njerëzit të lëvizin përtej liqenit, duke aktivizuar linjën e transportit, sepse kjo ishte një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Pogradecit. Nuk ka asnjë pengesë ligjore, vetëm burokraci që është e zgjidhshme.”, tha Ilir Xhakolli, kryetar i Komunës së Pogradecit.

Takimi i tre kryetarëve të bashkive pas një pauze tre vjeçare, këtë vit u iniciua nga kryetari i komunës së Pogradecit,

Marketing