Tanke dhe avionë luftarakë, Serbia nis provokimet ndaj Kosovës (FOTO)

Duket se po vijojnë të përshkallëzohen tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Marketing

Sikurse duket edhe në foto, Serbia ka nisur provokimet ndaj Kosovës. Sot janë ngritur në fluturim avionë dhe helikopterë luftarakë serbë të cilët kanë fluturuar pranë kufirit me Kosovën.

Avionët dhe helikopterët janë parë mbi hapësirën ajrore të Jarinjës.

Ndërkohë mediat serbe të afërta me Vuçiçin kanë publikuar pasditen e sotme pamje të artilerisë së rëndë ushtarake që siç thuhet janë nisur drejt Jarinjës. Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që siç thuhet në mediat serbe, destinacion e kanë Jarinjën.

Kujtojmë se në kufirin tokësor janë të vendosura forcat speciale të Policisë së Kosovës pas tensioneve prej 1 jave në zonat me popullsi serbe. Kjo për shkak të vendimit të Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me targat provizore që duhet të përdorin automjetet nga Serbia në Kosovë.

Kujtojmë se të njëjtën politikë e aplikon kohësh Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Marketing