Taravari: Çdo investim në arsim është investim për të ardhmen

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij vizitoi shkollat fillore “Faik Konica” – Debresh dhe “Bashkimi” – Gostivar.

Marketing

Kryetari Taravari, të gjithë nxënësve e posaçërisht nxënësve të cilët fillojnë rrugëtimin e tyre arsimor për herë të parë, u uroi një vit të mbarë. Ai përmendi edhe investimet e Komunës së Gostivarit në shkolla dhe çerdhe gjatë qeverisjes 6 vjeçare, duke veçuar qëndrimin ditor në shkollën fillore “Bashkimi”.

Kujtojmë se gjatë pushimit veror janë bërë investime të shumta nëpër shkollat fillore dhe të mesme komunale të Gostivarit, ku vlen të përmendet shkolla e mesme teknike, shkolla fillore “Bashkimi” në qytet dhe shkollat fillore në fshtrat Forinë, Raven, Vërtok dhe Debresh.

Në SHMTK “Gostivar” është renovuar parkingu dhe është rikonstruktuar godina e vjetër shkollore. Në SHFK “Bashkimi” janë riparuar tualetet dhe hapësirat për qëndrim ditor, janë lyer mësonjëtoret dhe është vendosur kënd lojrash. SHFK “Forina” tashmë ka fasadë të re, ndërsa në SHFK “Liria” ka pasur investime të shumta në godinat shkllore edhe në fshatin Raven edhe në fshatin Vërtok. Në shkollën ne Ravenit janë renovuar mësonjëtoret dhe tualetet, janë ndërruar pllakat e korridoreve dhe janë vendosur dyer të reja, ndërsa në Vërtok është bërë renovimi i tualeteve dhe i disa mësonjëtoreve. Në fshatin Debresh, Shkolla fillore qendrore “Faik Konica” tashmë ka tualete të renovuara, janë ndërruar dyert dhe janë riparuar korridoret, ndërsa shkolla periferike ka fasadë të re dhe tualete të rinovuara.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet e fëmijëve në Komunën e Gostivarit, e pritën vitin e ri shkollor në kushte solide. Investimet në edukimin parashkollor dhe shkollor, mbeten prioritet i Komunës së Gostivarit për shkak se investimet në arsim janë investime në ardhmëri