Taravari “HAXHI PISHMAN”, herë preferon ALTERNATIVËN, herë BESËN (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk mund të vendos se cilën parti e preferon më shumë, partnerin e tanishëm të koalicionit Alternativën, apo partnerin e ri Lëvizjen BESA!?

Marketing

Kohë më parë Taravari gjatë një deklarate kishte deklaruar se Aleanca për Shqiptarët ka gjetur sinqeritet shumë më të madh dhe njerëz shumë më të mirë tek Alternativa e Afrim Gashit, kurse tek Lëvizja BESA sipas Taravarit nuk ka potencial dhe njerëz që mund të kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve.

“Për punën e fesë është shumë punë intime, nuk dua të flasë, është shumë personale dhe s’du ta flas atë. Ne gjetëm sinqeritet shumë më të madh dhe pamë njerëz shumë më të mirë në grupacionin e cila quheshte Alternativë se sa në grupacionin e cila quheshte BESA,” deklaroi Taravari.