Taravari paralajmëron largim nga ASH bashkë me Selën

Sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari gjatë intervistës në Kanal5, me shumë dëshprim tregoi detaje mbi koalicionin e tyre me VMRO-në, duke dashur të njejtën të arsyetojë si VMRO e Gruevskit dhe VMRO e Mickoskit, duke mos harruar ishin të njejtët ata të cilët sa nuk e mbytën kryetarin e partisë së tij, informon opinionshqip.live

Marketing

Gjatë bisedës, tek Taravari vërehej një mosbesim si në vete ashtu edhe tek ajo se si do të reagojë më tej anëtarësia pas këtij koalicioni. Madje ai theksoi se shpreson që koalicioni do të funksionojë.

Më tej, Taravari në intervistë për Kanal5 i pyetur se a do e përkrahin kandidatin e VMRO-së në Shkup, fillimisht tha se nuk e din kush është kandidat i tyre e më pas elaboroi CV-në e Danela Arsovskës e cila është kandidat i VMRO-së, e pas përmendi edhe anëtarësinë e partisë së tij në Shkup duke folur me dëshprim nëse do e përkrahin këtë kandidaturë në zgjedhjet lokale.

Taravari më shumë fliste sikur koalicionin e ka bërë në mënyrë individuale pasiqë kërkonte mbështetjen për të në Gostivar duke theksuar se në të shumtën e rasteve kërkesa për mbështetje bëhet individuale e jo partiake, theksoi kështu Taravari gjatë intervistës.

I pyetur më tej nëse dëshiron të zë vendin e Selës, ai tha se të dy funksionojnë njësoj dhe se shumë shpejtë do të largohen bashkë nga drejtimi i partisë duke lënë hapësirë për njerëz të ri.