Gjykata Penale konfirmon se ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë të rastit “Target- Fortesa”, në të cilën ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska akuzohen për keqpërdorim dhe përgjim të kundërligjshëm. Lënda i është ndarë këshillit gjyqësor, ndërsa është vendosur që të udhëhiqet nga gjykatësi Ilija Trpkov, për shkak se siç njoftojnë nga Penalja, gjykatësit e mëhershëm nuk janë më në departamentin e drejtësisë për ndjekjen e krimit të organizuar.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit njofton se vendimi për anulimin e aktgjykimit do të publikohet ne web faqen e gjykatës, por për momentin sipas tyre, faqja sud.mk ka disa probleme informative teknike.
Këshilli gjyqësor shtetëror vërteton se në vendimin konkret të rastit “Target-Fortesa”, gjykatësi raportues ka tejkaluar të gjitha afatet kohore për vendimmarrje, gjë që e vë në rrezik vjetërsimin e çështjes.
Gjykatësi Ilija Trpkov ka udhëhequr edhe lëndët “Organizatorët e 27 prillit” në kuvend , rastin “ Parcelat e Vodnos”, ku të akuzuar ishin Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov dhe po ashtu ky gjykatës ka drejtuar edhe rastin e vrasjes së Tushevskit në vititn 2001, ku akuzohej ish-ministri, Lube Boshkovski.