Tarifat parafiskale, Bekteshi: Shqyrtojmë mundësinë të shfuqizojmë disa tarifa

Kostoja e tarifave parafiskale varion nga 50 deri në 18 milion denarë, por barrë më e madhe për kompanitë janë tarifat parafiskale në bazë të licencave, lejeve dhe dokumenteve të ndryshme, tregon analiza që kishte për qëllim të tregojë se çfarë ngarkese paraqesin për kompanitë këto tarifa.Ministria e Ekonomisë po shqyrton analizën në mënyrë të detajuar dhe më pas do t’i paraqesë qeverisë dhe mundësinë e shfuqizimit të disa procedurave me të vetmin qëllim, lehtësimin e punëve të ndërmarrjeve.

Marketing

“Nuk do ta dorëzojmë vetëm analizën, por dhe qëllime konkrete për të lehtësuar punën e bizneseve.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas Odave Ekonomike, sektori i ndërtimtarisë është më i prekuri nga tarifat parafiskale, pasi që taksat paguhen paraprakisht për vitin e ardhshëm dhe më pas u kthehen fonde që u paraqesin ngarkesë të madhe, njëkohësisht kërkesë e odave ishte dhe sinkronizimi i tarifave për tokë ndërtimore.