Të akredituar si diplomatë, Holanda dëbon 17 agjentë rusë

17 agjentë rusë janë dëbuar nga Holanda. Ministria e Jashtme e Holandës tha se agjenentët ishin ishin akredituar si diplomatë.

Marketing

“Arsyeja e këtij vendimi janë informacionet nga AIVD dhe MIVD, në bazë të të cilave këta individë, të cilët ishin të akredituar si diplomatë në misionin rus në Holandë, ishin aktivë në fshehtësi si zyrtarë të inteligjencës”, tha ministria.

Ministri i Jashtëm holandez Vopke Hukstra tha se qeveria po përgatitej për kundërmasa nga Moska.

“Përvoja tregon se Rusia nuk i lë pa përgjigje masa të tilla. Nuk mund të spekulojmë për këtë, por Ministria e Jashtme është e përgatitur për skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin në të ardhmen e afërt”, tha ai në një deklaratë.