Të gjitha detajet lidhur me kalimin e Alaba te Reali, kontrata dhe paga që do marrë austriaku

15:07 | 29 Prill 2021

Marketing

Ylli i Bayern Munich, David Alaba në fund të edicionit do nënshkruajë kontratë me Real Madridin.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka treguar se marrëveshja është më afërt se kurrë dhe do nënshkruhet në muajin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Austriaku do nënshkruajë kontratë për katër vitet e ardhshme, me vlerë 12 milionë euro për vit.

Sipas Sky Sport, Alaba ka refuzuar kalimin te PSG-ja ose Chelsea për të veshur fanellën e “Mbretërve”.

Alaba vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë, meqenëse pos në krahun e majtë, mund të luajë edhe si mesfushor defensivë ose qendërmbrojtës./Lajmi.net/

Marketing