Të pavërteta raportimet për grevë në HMV dhe se nuk kanë marë rroga, komunikacioni hekurudhorë po funskionon sipas itinerarëve

Mediat maqedonase sot raportuan se në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut makinistët po bëjnë grervë për gjoja rrogat e pjesës së dytë të cilat nuk i kanë marë ende. Një lajm të tillë e kanë publikuar edhe mediat në gjuhën shqipe. Nga drejtoria e këtij institucioni të udhëhequr nga Adanan Azizi, i mohojnë informacionet e këtilla. Thonë se nuk kanë dijeni për grevë dhe se trenat po lëvizin sipas itinerarit të paraparë. “Nuk jemi në dijeni se po bëhet grevë, sepse trenat po lëvizin sipas itinerarit të paraparë, po ashtu nuk jemi në dijeni që punëtorët nuk kanë marë rroga të paktën në hekurudhat e maqedonisë, makinistët dje kanë marë pagat e tyre dhe nuk e kuptojmë nëse flisni për hekurudhat e maqedonisë së veriut” thonë nga kjo drejtori për TOP24.

Marketing

Në pyetjen e TOP24 rreth raportimit në mediat maqedonase dhe më pas në ata shqipe, nga drejtoria e hekurudhave thanë që deri tani nuk janë kontaktuar nga asnjë media në lidhje me këtë pretendim tuajn. “Sinqerisht në hekurudha ka shumë punë, ka shumë përgjegjsi dhe probleme të trashëguara, lidhur me problmin që po flisni ende sna kanë kontaktuar asnjë nga mediat maqedonase e as ato në gjuhën shqipe, jeni ju të parët që po kërkoni një qëndrim, ne jemi të hapur dhe transparent kështu që gjithçka është publike” ishte përgjigja nga kjo dretjori për TOP24.