Zjarret/ Holanda mbështetë Shqipërinë me 2 helikopterë dhe 47 ushtarakë

Ambasada holandeze në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë nga zjarret.

Marketing

Përmes një deklarate, ambasada informon se Holanda do ta mbështesë Shqipërinë me dy helikopterë Chinook dhe 47 ushtarakë holandezë.

Sipas kësaj deklarate, helikopterët dhe ushtarët do të mbërrijnë në Shqipëri ditën e premte, ndërsa operacionet do t’i nisin të shtunën.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”-thuhet në deklaratën e ambasadës./