Të qëndrosh në këmbë apo ulur për orë të tëra, cila është më e dëmshme?

Sipas studimeve të bëra, njerëzit që punojnë në këmbë për orë të tëra janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se sa ata që punojnë ulur.

Marketing

Në një studim të bërë me 7.300 persona të punësuar, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se atyre të cilëve ju është dashur të punojnë në këmbë, kanë qenë më të prekur nga sëmundjet e zemrës në krahasim me personat të cilët kanë punuar ulur.

Gjithsesi ky studim është i kufizuar, sepse është bërë me një numër të vogël të njerëzve, kështu që ende nuk ka evidenca të sakta se cila pozitë edhe më e dëmshme për shëndetin.

Sëmundjet e zemrës shkaktohen nga një numër i madh faktorësh. Qëndrimi ulur apo në këmbë për orë të tëra ka një efekt minor në rrezikun e këtyre sëmundjeve.Stili i jetës, gjenetika dhe ushqimi janë disa faktorë më të rëndësishëm për të cilët duhet të kujdesemi.

Edhe nëse keni një punë që duhet të qëndroni në këmbë apo ulur për orë të tëra, provoni që çdo një orë të ecni apo uleni, në mënyrë që të mos keni ndonjë pasojë për shëndetin.

Marketing