Numri i personave që kanë aplikuar për patentë shofer në Zvicër, ka rënë me 2 % në krahasim me vitin e kaluar, kurse ata tek ata nga mosha 18-24 vjeç, interesimi ka rënë me 3 %, shkruan “Swissinfo.ch”.
Rreth 5.8 milionë njerëz posedonin patentën shoferin për vitin 2017, sipas statistikave, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo rritje prej 1 %, u bë për shkak të ndërrimit të licencave të huaja me ato zvicerane dhe rritjen e popullsisë.
Nga këta 5.8 milionë shoferë të licencuar, 46% ishin gra dhe 54% burra. Aktualisht 92% e meshkujve mbi moshën 18 vjeç posedojnë patentë shoferi, shifra përkatëse për gratë është 76%. Megjithatë, ka ndryshime brenda grupmoshave.
Vetëm 58 në 100 banorë kanë patentë shoferë të moshës 18 deri 24-vjeç.