Të riut i priten dy gishta, shkak borxhi i 10 eurove

Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy persona për shkak të një borxhi prej 10 eurosh.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më herët, por që policia sot ka arritur ta arrestojë njërin nga dy të dyshuarit se e kanë kryer këtë vepër.

Marketing

Lajmin e konfirmoi Shaban Azizi nga Policia në Gjilan.

Ai tha se rasti ka ndodhur më 22 tetor, derisa dje është arrestuar njëri prej të dyshuarve, që sipas tij ka qenë në arrati prej ditës kur ka ndodh rasti.

“Mund tju konfirmoj se rasti ka ndodhur në tetor. Është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai për Express.

Për këtë rast detaje janë dhënë edhe në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.