Telashe për 8 VIP-a në SHBA, u përfshinë në skemën ilegale të kriptovalutave

8 personazhe shumë të njohura në Shtetet e Bashkuara, mes të cilëve aktorja Lindsay Lohan dhe boksieri Jake Paul, janë përfshirë në hetim nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se janë bërë pjesë e një skeme ilegale të kriptovalutave.

Marketing

Yjet e showbizit, sipas dyshimeve fillestare të autoriteteve rregullatore në SHBA, kanë përdorur platformat e tyre sociale për të nxitur përdorimin e 2 kriptovalutave, por pa sqaruar si duhet, nëse janë paguar apo jo për promovimin e tyre.

Akuzat ndaj 8 personazheve të famshme u shpallën të mërkurën nga Komisioni amerikan për siguri. Mes personazheve të famshme bëjnë pjesë veç Lohan dhe Paul, këngëtari Soulja Boy, Austin Mahone, aktorja e filmave pornografikë Kendra Lust, reperi Lil Yachty e Ne-Yo dhe Akon, të gjithë me influencë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, me miliona ndjekëse në Twitter, Instangram apo TikTok.

Sipas autoriteteve, secili prej tyre, në mënyrë të rastësishme, kanë lidhje me banka jashtë Amerikës apo edhe me investitorë të kriptovalutave në ishujt Karaibe.