Temperaturat arrijnë në 54 gradë, Tajlanda paralajmëron qytetarët: Mos dilni jashtë

Njerëzit në Bangkok dhe zona të tjera të Tajlandës janë paralajmëruar të mos dalin jashtë për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Marketing

I nxehti ka arritur në 42C ditën e sotme në kryeqytet, sipas shërbimit kombëtart të motit.

Prilli është tradicionalisht muaji më i ngrohtë i Tajlandës, me një mesatare të lartë prej 37C. Megjithatë, temperaturat prej më shumë se 40 C u parashikuan këtë fundjavë në të paktën 28 nga 77 provincat e saj.

Një rekord 45C u raportua gjithashtu në Tajlandë për herë të parë javën e kaluar, sipas vëzhguesve të motit që përdorin shërbimin meteorologjik të vendit.Thuhet se është regjistruar në një stacion monitorimi në provincën Tak.

Autoritetet ui bëjnë thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm ndaj goditjes së nxehtësisë dhe të shmangin aktivitetet në natyrë. Rekordet e konsumit të energjisë janë thyer gjithashtu javët e fundit pasi pjesë të Azisë përjetojnë një valë të nxehti.

Më shumë se 39,000 megavat energji elektrike u përdorën në Tajlandë më 6 prill – duke mposhtur nivelin e mëparshëm prej 32,000 megavat nga viti i kaluar, tha një zëdhënës i qeverisë. Pjesë të Indisë lindore dhe Bangladeshit kanë vuajtur gjithashtu ndërprerjet dhe mungesat e energjisë elektrike për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Ministri i Energjisë së Bangladeshit Nasrul Hamid tha në Facebook:

“Vala e tanishme e paprecedentë e të nxehtit, e cila ka rezultuar në temperaturat maksimale duke arritur nivelin më të lartë në mbi 50 vjet, ka rritur kërkesën për energji elektrike shumë më tepër se sa pritej”.

Fillimi i hershëm i nxehtësisë së verës është lidhur me ndryshimet klimatike nga shkencëtarët, të cilët thonë se më shumë se një miliard njerëz në Indi dhe Pakistan janë të prekshëm.

Zyra e motit të Indisë tha në fillim të këtij viti se vendi tani kishte më shumë gjasa të përjetonte valë të nxehti midis marsit dhe majit.