Tendenca që me lajme të rreme të kundërshtohen paralajmërimet e Bujar Osmanit

“Për shembull, në Maqedoni habitem kur dikush flet për ndikimin rus. Njerëz, Rusia nuk ka pasur kurrë ndikim në Maqedoni.”, ka deklaruar Marjan Gjorçev, në episodin e fundit të podkastit me Sasho Ordanoski dhe Borjan Jovanovski.

Marketing

Deklarata të këtilla nuk janë befasi në kampin politik maqedonas, e besa as të rralla jo. Ka parti që deklarohet publikisht pro ruse dhe kandidat për president që pretendon se të gjitha të këqijat Maqedonisë së Veriut vijnë nga “perëndimi”, ose forcat euroatlantike, si NATO, por edhe BE, duke imponuar, sipas tyre, politika që nuk janë në të mirën e vendit.

E vërteta është se Maqedonia e Veriut ka ecur ngadal, por ka progres në rrugëtimin drejt BE-së. Dhe, një përshpejtim më i spikatur ka ardhur kur me vendin po udhëheq një Qeveri liberale dhe një pjesëmarrje e shqiptarëve në ekzekutiv numerikisht shumë më e madhe se herave tjera. Me ngjyra etnike, qeveria është 50-50, shqiptarë dhe maqedonas.

Shefi i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në disa raste ka theksuar ndikimet malinje në vend me theks të veçantë në interesin rus për të krijuar situata në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Maqedoninë e Veriut. BDI, partia nga e cila vjen edhe ministri i Jashtë Osmani, ka nisur fushatën me slloganin “Jo Rusisë, Po Europës”.

Emisioni “Poligraf”, më detajisht ka analizuar se “Kush dezinformon se në Maqedoni nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim rus?”

Marketing