Tentoi t’i korruptonte policët në kufi me 10 euro, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme, policia kufitare në Vërmicë, ka arrestuar të dyshuarin shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet Shqiptare.

Marketing

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, deri sa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorëzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“PKK Vërmicë 25.01.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kerkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorzuar te autoritetet shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.