Tërmet i fortë në kufirin Turqi-Iran, raportohen dëme

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (28 janar) pranë kufirit midis Turqisë dhe Iranit.

Marketing

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe thellësia fokale ishte 10 km. Mediat iraniane raportuan se tërmeti ishte me magnitudë 5.9 ballë.

Tërmeti shkatërroi shtëpi në qytet provincial të Iranit, njoftuan mediat iraniane.

“Sipas vëzhgimeve paraprake, shkalla e shkatërrimit të shtëpive dhe ndërtesave në qytetin Hoi është relativisht e madhe,” raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars./