Tërmet i fuqishëm në Kinë

Të paktën 15 persona u lënduan nga tërmeti që goditi sot qytetin turistik të Lijiang në jugperëndim të Kinës, njoftoi televizioni shtetëror kinez CGTN.

Marketing

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi agjencia lokale sizmologjike.

Tërmetet janë të shpeshta në Kinë, veçanërisht në provincën e Yunnan, e cila është një zonë sizmikisht aktive, sepse është në kryqëzimin e pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike.