Tërmeti me magnitudë 7.6 godet Meksikën

Ditën e sotme një tërmet me magnitudë 7.6, është regjistruar në Meksikë, me epiqendër në Coalcomán, duke tronditur ndërtesat dhe duke i nxjerrë banorët e kryeqytetit në rrugë.

Tërmeti u regjistrua në orën 13:05 me orën lokale dhe goditi afër qytetit të La Placita de Morelos në shtetin e Michoacán në një thellësi prej 15 km.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Sizmologjike Amerikane (Usgs). Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit ka vendosur një gjendje alarmi pranë bregut të Michoacan.

Tërmeti ndodhi saktësisht pesë vite nga tërmeti që vrau 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit. Një tërmet i mëparshëm në të njëjtën ditë në 1985 vrau rreth 5000 njerëz.