Në 24 orët e fundit nga rajoni i SPB Shkup informojnë se shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej tetë aksidente të evidentuara. Meqë janë shpeshtuar aksidentet rrugore, sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot do të realizojë punëtori edukative nga fusha e komunikacionit në SHF “Saraj” në komunën e Sarajit.
Ndryshe, janë sanksionuar 18 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë përjashtuar dhjetë persona para se të marrin të drejtën e lejes për vozitje, si dhe 11 automjete të parkuara, dy të ngarkuara dhe një me pengesa teknike. Janë shqiptuar 86 masa për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 59 automjete.
Gjashtë shoferë e kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, pesë nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit, 11 e kanë shfrytëzuar telefonin celular, dy janë rreshtuar në mënyrë të parregullt. SPB, vazhdon aksionin për parandalim të aksidenteve dhe sanksionim të vozitësve të parregullt.