Tetova me rrethin deri më tani të infektuar me korona virus janë 31 persona, ku katër prej tyre kanë humbur edhe jetën. Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, bënë apel deri tek qytetarët që të respektojn masat dhe rekomandimet,pasi sipas tyre mos respektimi i masave mund të rrisë edhe më shumë numrin e të infektuarve me Covid 19. Nga atje theksojnë se personat që kanë edhe ndonjë simptomë të vogël për të cilën dyshojnë se mund të jetë nga virusi Korona, ose ata që kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar , të lajëmrohen menjëherë tek mjekët specialist. askush nuk duhet të turpërophet apo të fshehë sëmundjen, pasi kështu shpëton jo vetëm jetën e tij por edhe të të tjerëve.
“Të gjithë ato persona që janë në karantinë shtetëror ose në vetizolim, nuk duhet të bëjën panik por mbi të gjitha duhet të bëjnë pani, dhe nuk është turp fundja edhe nësë dikush sëmuret nga kjo sëmundje, pasi është sëmundje ngjitëse,virale respiratore dhe mënyra e përhapjes është më e shpejt se sa sëmundjet e tjera. Nëse dikush ka simptoma qoftë prej qytetarëve që janë në qytet ose karantinë, është mir të lajmërohen në Qendrën e shëndetit publik.”- tha Naim Skenderi nga ISHP-Tetovë.
Qytetarët: Masat duhen, por nuk mbijetohet pa punë
Qytetarët e anketuar për TVM2, janë të vetëdijshëm se masat duhen respektuar, por ankohen se disa nga masat u rrezikojnë ekzistencën.
“Ne e kemi të vështirë, duhet të punojmë pasi ne nuk jemi në punë të shtetit. Disa masa duhen por disa janë të tepërta që të qëndrojm 48 orë të izoluarnga e premtja deri të hënën mengjes duhet të hamë duhet të punojm dhe të hamë”….
“Duhet të respektohen por duhet të japë edhe shteti.Para orës policore mundohmi të punojmë, pare nuk ka, kurse femijte duhet të janë unë jamë vetë i gjashti anëtar në shtëpi.” thanë banorët.
Gjatë 24 orëve të fundit,në qytetin e Tetovës, orën policore e kanë shkelur vetëm tre persona ndaj të cilëve është ngritur parashtres adekuate sipas nenint 206 të Kodit penal të RMV-së. Ndërkohë në karantinë shtetërore në Tetovë janë 208 persona, ndërsa me urdhër të inspektoriatit shtetëror sanitary- shëndetësor në Tetovë janë të izoluar 117 persona