Tetovë, 40 pacientë në mbështetje oksigjeni

Një 31-vjeçare ndërroi jetë gjatë 24 orëve të fundit, pas hospitalizimit disaditor në qendrën kovid në Tetovë. Ajo ka pasur edhe sëmundje kronike, dhe i është zhvilluar edhe infektim i mushkërive. Edhe më tutje mbetet i lartë numri i njerëzve të cilët kanë nevojë për kontrolle. Por aktualisht nuk ka nevojë për riorganizim, pasi pacientët me pasqyrë më të rëndë klinike, po dërgohen në Shkup.

Marketing

“Gruaja 31-vjeçare ka pasur paraprakisht anemi të rëndë, ndërsa për shkak të koronavirusit kishte zhvilluar edhe pneumoni të rëndë, Çdo ditë ka pranime të reja të të sëmurëve, dje pati 47 pacientë të hospitalizuar, Prej tyre 40 janë në mbështetje oksigjeni. Tetova është përplot, nuk e dimë si do të jetë më tutje.
Kontrollet në ambulance tregojnë se çdo ditë po përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe se janë pacientë potencialë të cilët do të pranohen. Dje kemi pasur 67 pacientë, këtë e them shpesh, sepse është shenjë se si do të zhvillohen gjërat në ditët në vijim. Të gjithë të vaksinohen, mund të përfundojë pas dy javësh, por nuk e dime si do të jetë në vjeshtë.”, Gëzim Nuredini, koordinues në qendrën Kovid- Tetovë.